Teknik I Sigurise Ushqimore
Ky trajnim përgatit me njohuri teknike specifike Teknikun e Sigurise Ushqimore e cila është një disiplinë shkencore. Siguria ushqimore mbështetet në një gamë të gjerë fushash akademike, përfshirë kiminë, mikrobiologjinë dhe inxhinierinë.Siguria e ushqimit, e cila është një temë e
lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin e njeriut, i referohet rutinave në përgatitjen, përpunimin dhe ruajtjen e ushqimit për të parandaluar sëmundjet dhe dëmtimet që vijnë nga ushqimi.
Rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimit të komunitetit, institucioneve, prodhuesve ushqimorë për rëndësinë e Sigurisë Ushqimore. Në fokus të këtij trajnimit janë: Kërkesat e HACCP; Kërkesat e ISO 22000:2005, ISO 22000:2018.
Ky kurs është I projektuar posaçërisht për :
Teknologët ushqimorë.
Të diplomuarit në profilin “Kimi dhe Teknologji Ushqimore”.
Laborantë të Kimisë Ushqimore.
Punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Punonjës të Ministrisë së Bujqësisë.
Punonjës të Ministrisë së Turizimit.