bakery, bread, baker-1868396.jpg

Pastiçer

Kursi profesional për PASTIÇER pёrgatit te gjithё kursantёt të formohen dhe të kualifikohen nё këtë fushë. Pastiçieri është i aftë të kryejë procedura të ndryshme të punës në pastiçeri. Për realizimin me sukses të këtyre detyrave, pastiçieri duhet të zotërojë njohuri profesionale që kanë të bëjnë me procedurat bazë të pastiçerisë. Profesioni i pastiçierit është i lidhur ngushtë me detyrat dhe punimet e ndryshme që ai kryhen ne pasticeri .Ky kurs profesional i jep mundësi kursantëve t’i drejtohen tregut të punës në industrinë ushqimore. Pastiçieri ka mundësinё për të përparuar në profesion duke kaluar në faza të ndryshme profesionale si: ndihmëspastiçier, pastiçier, mjeshtër pastiçerie, manaxher i pastiçerisë dhe teknolog ushqimor. Profesioni i pastiçierit është i lidhur me procedurat e punës për përgatitjen e brumërave bazë të pastiçerisë (brumë të shkrifët, brumë pandispanje,
brumë fluror, brumë të zier, brumë sfoliat) dhe llojeve të ndryshme shuruprash dhe kremrash, produkteve të ftohta ,produkteve të konfeterisë, produkteve të pastiçerisë në kuzhinë. Në përfundim të Kursit profesional, kursantët do të jenë të aftë te njihen me profesionin,interpretimin e tij dhe përgatitjen e recetave me produkte te ndryshme.
Përfundimi me sukses i kursit profesional pastiçier pajis kursantët me çertifikatë në këtë profesion.