Autocad 2D & 3D

Ky trajnim shërben për dizajnimin dhe hartimin e planeve të ndryshme. Softveri mbështetet në dy formate, në formatin 2D dhe 3D. CAD-computer-Aided Design ose Dizajnimi i Përkrahur me Kompjuter paraqet softverët të cilët me ndihmën e kompjuterave mundësojnë krijimin, modifikimin, analizën dhe optimalizimin e dizajnimit inxhinierik.


Program i Autocad të jep mundësinë që të përkthesh idenë e arkitektit në dicka vizuale dhe të kuptueshme. Ata qe bëjne këtë kurs të këtij programi janë në përgjithesi te fushës së ndërtimit dhe jo vetëm. Njohuria e marrë për këtë program jep mundesinë e nje punësimi më të shpejte.Profesionet dhe fushat ku mund të përdoret ky program janë: Studio projektimi, Kompani konstuksioni, Studio inxhinierike,Bashki si dhe në sektorin e urbanistikës ose studio vizualizim etj