Menaxher Projekti


Ky trajnim synon të pajise pjesmarrësit me njohuritë e nevojshme që lidhen me menaxhimin e projekteve. Projektet në ditët e sotme përbëjnë një instrument të rëndësishëm zhvillimor të përdorur masivisht si nga sektori publik edhe nga organizatat private. Për këtë qëllim ky trajnim i nevojitet të gjithë individëve të cilët duan të zhvillojnë aftësitë e tyre në shkrimin dhe menaxhimin e projekteve. Në këtë trajnim do të trajtohen llojet e menaxhimit të projekteve, qasjeve të tij, proceset dhe karakteristik e projekte të brendshme apo të jashtme, nga fillimi deri në fund. Një menaxher projekti i aftë, i cili punon me një kompani, siguron që projektet të jenë në rrugën e duhur dhe të përmbushin objektivat dhe qëllimet e tyre.