Web Design

Kursi profesional një vjeçar për WEB DIZAJNER është projektuar për të ofruar njohuri të  thella mbi përdorimin e gjuhëve të programimit të web-it dhe mjeteve aktuale që janë thelbësore për të krijuar, testuar, optimizuar dhe publikuar faqe interneti.

Webi ose ndryshe websajt (website), këto dy dekadat e fundit është kthyer nga një nevojë në domosdoshmëri për shumë biznese, organizata të ndryshme, shkolla apo universitete, qendra kërkimi, por edhe për institucione shtetërore.
Websajti është mënyra më e mirë e prezantimit në distancë të shërbimit, produktit apo të çfarëdolloj aktiviteti tuaj.

Ky kurs përmban shumë orë mësimi që fillon nga konceptimi i website, planifikimi grafik, format dhe komandat që duhet të permbajë një website, ngjyrat etj.

Kursantët mësojnë  HTML, CSS dhe JavaScript, tri shtyllat kryesore të ndërtimit të faqeve interneti, duke u siguruar pjesëmarrësve një bazë solide në kodimin front-end për të krijuar ndërfaqe përdoruesi dinamike.

Përveç kësaj, kursi trajton zgjerimisht përdorimin e sistemeve për menaxhimin e përmbajtjes (CMS). Word Press përdoret më së shumti për ndërtimin e një websajti, por kjo është vetëm një pjesë e kursit dhe punës.Këto platforma ofrojnë mundësinë për të krijuar faqe interneti komplekse, blogje, dhe dyqane online në mënyrë  fleksibile, duke lehtësuar procesin e zhvillimit dhe duke i bërë faqet më të aksesueshme për përdoruesit pa përvojë të programimit.

Në fokus të kursit është gjithashtu procesi i testimit dhe optimizimit të faqeve interneti. Kjo përfshin praktikat më të mira për optimizimin e motorëve të kërkimit (SEO) për të siguruar që faqet të renditen lart në rezultatet e kërkimit.

Ky kurs është i përshtatshëm për çdo person që dëshiron të hyjë në fushën e zhvillimit të web-it, qoftë si hobi personal ose si një karrierë profesionale, ofruar një udhëzim të plotë dhe praktik mbi teknikat dhe teknologjitë kryesore që përdoren sot në industri.