Graphic Design
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale në grup-njësinë e “Dizenjuesit grafik në multimedia”e cili ka lidhje me krijimin e koncepteve vizuale dhe krijimin e dizajneve për reklamim ose informim si logo, fletëpalosje, kartëvizita, postera, banera, broshura, revista, gazeta dhe libra, të cilat printohen ose përdoren për publikim digjital. Dizenjuesit grafik kombinojnë aftësitë krijuese me njohjen shumë të mirë të programeve të përparuara kompjuterike për të krijuar produktin që ju krijohet.
Dizenjuesi grafik mund të ndërmarrë disa funksione mbikqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si drejtues dizajneri kreativ.
Përfundimi me sukses i këtij kualifikimi i jep mundësi kursantit të kalojë ose të zhvillohet në profesione të tjera që kanë të bëjnë me dizenjimin grafik si: web dizajn, art dizajn, inxhinieri dizajn, etj.